Jump to content

Mercedes-Benz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mercedes-Benz
LlojiNënndarje
IndustriaProdhim
PredecessorBenz & Cie.
Daimler-Motoren-Gesellschaft
Themeluar në1886 (127 vjet më parë)
ThemeluesiCarl Benz
Zyrat qendrore,
Zona e shërbimit
Në të gjithë botën
Njerëzit kyç
Ola Källenius
Kryetar
ProdhimiAutovetura
Kamiona
Autobusë
Motora me djegie të brendshme
ShërbimetShërbime financiare
FitimetIncrease €169.0 bilion (2021)
Increase €6.603 bilion (2020)
Decrease €4.009 bilion (2020)
Total assetsDecrease €285.737 bilion (2020)
Total equityDecrease €62.248 bilion (2020)
Numri i punëtorëve
Decrease 172,000 (31 Dhjetor 2020)
PrindiDaimler AG
DivisionsMercedes-Benz AMG
Faqja e internetitwww.mercedes-benz.com

Mercedes-Benz është një degë ndërkombëtare e prodhuesit gjerman Daimler AG, dhe marka përdoret për makinat e luksit, autobusë, dhe kamionë. Mercedes-Benz e ka qendrën në Stuttgart, Baden-Württemberg, Gjermani.

Emri u dëgjua për herë të parë në vitin 1926 me Daimler-Benz por origjina fillon nga makina Mercedes e Daimler-Motoren-Gesellschaft e vitit 1901 dhe të makinës së Karl Benz e vitit 1886 Benz Patent Motorwagen, e cila njihet si automobili i parë i prodhuar.

Karl Benz në 1886 prodhoi makinën Benz Patent Motorwagen, e cila ishte makina e parë e prodhuar, në Mannheim, Gjermani

Mercedes-Benz i gjen origjinat e saj tek krijmi i Karl Benz, makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorwagen, e patentuar në janar 1886[1] dhe Gottlieb Daimler dhe tek inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili konvertoi një karrocë duke i shtuar një motorr me benzinë. Makina e parë Mercedes u tregëtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft. Makinat e para Mercedes-Benz u prodhuan në vitin 1926, me shkrirjen e kompanive të Karl Benz dhe Gottlieb Daimler duke krijuar kompaninë Daimler-Benz[1] Përgjatë viteve 1930s, Mercedes-Benz prodhoi modelin 770, në makinë shumë popullore gjatë preiudhës së Gjermanisë Naziste. Adolf Hitleri njihet se ka drejtuar shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Ottawa, Ontario. Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera. Mercedes-Benz është marka më e mirënjohur e makinave në botë, dhe është marka më e vjetër e makinave në botë.

Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar: "Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese". Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorra të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat).

Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910. Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde). Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Degët dhe aleancat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pjesë e kompanisë Daimler AG, Mercedes-Benz përfshin, prodhimin e Smart dhe Maybach.[2]

Mercedes-AMG u bë pjesë e Mercedes-Benz në 1998.[3] Kompania u integrua në DaimlerChrysler në vitin 1999,[4] dhe u bë Mercedes-Benz AMG duke filluar nga 1 Janari 1999.[5]

Mercedes-Benz McLaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mercedes-Benz SLR McLaren

Ndërmjet viteve 2003 dhe 2009, Mercedes-Benz prodhoi një makinë sportive të limituar me McLaren Cars. Rezultati ishte Mercedes-Benz SLR McLaren i cili ishte bjë zgjerim bashkëpunimi pasi motorrët Mercedes përdoren nga skuadra e garave McLaren-Mercedes Formula 1, e cila ishte asokohe pjesërisht pjesë e Mercedes. McLaren ndaloi prodhimin e SLR në 2009 dhe filloi të zhvillojë makinën e saj, McLaren MP4-12C, lëshuar në vitin 2011.

Përveçse në Gjermani, mjetet e Mercedes-Benz gjithashtu prodhohen ose montohen në:

  • Argjentinë - prodhon autobuza, kamiona dhe furgona Sprinter. Kjo ishte fabrika e parë e Mercedes-Benz jashtë Gjermanisë. E ndërtuar në vitin 1951.[6]
  • Austri (G-Class)[7]
  • Bosnje dhe Hercegovinë
  • Brazil[8] - prodhon kamiona dhe autobuza. Hapur në vitin 1956. A-Class (W168) u prodhua nga viti 1999 deri në 2005 dhe C-Class deri në vitin 2010 gjithashtu.
  • Kanada
  • Kinë
  • Egjipt, nëpërmjet Egyptian German Automotive Company
  • Finlandë[9] nëpërmjet Valmet Automotive
  • Hungari[10]
  • Indi (Pune)[11]
  • Indi, Chennai (Daimler India Commercial Vehicle) - Kamiona & Prodhim motorrash
  • Indi, Bangalore (R&D)
  • Indonezi[12]
  • Iran (bmyllur në vitin 2010[13])
  • Malajzi[14]
  • Meksikë - (Mercedes-Benz Mexico prodhon plotësisht mjetet e Mercedes dhe Daimler me pjesë të prodhuara në vend (C-Class, E-Class, M-Class, Kamionët International, Axor, Atego, dhe autobuza Mercedes), prodhohen me pjesë të gatshme (CL-Class, CLK-Class, SL-Class, SLK-Class) dhe prodhohen me pjesë gjysëm të gatshme dhe me pjesë Meksikane (S-Class, CLS-Class, R-Class, GL-Class, Sprinter).
  • Nigeri[15] - montohen autobuzë, kamiona, motorra të ndryshëm dhe furgonë Sprinter
  • Filipine
  • Rusi - bashkim me Mercedes-Benz Car Trucks Vostok në Naberezhnye Chelny (bashkë me Kamaz) . Me kamiona Actros , Axor ,kamiona të mesëm shumëpërdorimësh Unimog.
  • Spanjë - fabrikë në Vitoria-Gasteiz, Mercedes-Benz Vito, Viano dhe V-Class janë ndërtuar atje.
  • Afrika e Jugut[16]
  • Koreja e Jugut - Mercedes-Benz Musso dhe MB100 prodhohen nga SsangYong Motor Company.
  • Tailandë - montohet klasi C, E dhe S nga Thonburi Group[17]
  • Turqi (Mercedes-Benz Türk A.Ş.)[18]
  • Mbretëria e Bashkuar - Makina sportive SLR u ndërtua nga McLaren Technology CentreWoking. Brackley, Northamptonshire, është shtëpia e fabrikës së Mercedes Grand Prix, dhe Brixworth, Northamptonshire është vendndodhja e Mercedes-Benz HighPerformanceEngines
  • SHBA - Mercedes-Benz M-Class Sport Utility, R-Class Sport Tourer, dhe GL-Class Luxury Sport Utility Vehicle prodhohen në fabrikën e Mercedes-Benz afër Tuscaloosa, Alabama.[19] Kamiona (6,000 në vit në fundin e viteve '70) montoheshin dikur në Hampton, VA.[20]
  • Vietnam - montohen makina pasagjerësh dhe makina trgëtare. Hapur në vitin 1995.[21]
  • Jordani : fabrika e autobuzëve Elba House , Amman .

Që prej fillimeve të saj, Mercedes-Benz ka mbajtur reputacion të mirë për cilësinë dhe fortësinë. Në kryerjen e disa anketimeve, si anketimet e J. D. Power, treguan rënie reputacioni në fundin e viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000s. Në mesin e 2005, Mercedes iu rikthye reputacionit të saj fillestar, pasi ka pasur probleme në 90 ditët e para të pronësisë, sipas J. D. Power.[22] Sipas studimit të cilësisë së J. D. Power's për trmujorin e parë të 2007, Mercedes tregoi përmirësime dramatike duke u ngjitur nga vendi i 25të në 5të dhe duke fituar shumë çmime për modelet e saj.[23] Për vitin 2008, Mercedes-Benz cilësia e tij u rrit sërish, duke arritur në vendin e katërt.[24]

Modelet e sotshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mercedes-Benz ka një gamë të gjërë modelesh si makina pasagjerësh, makina tregëtare të lehta dhe të rënda. Makinat prodhohen në shumë vende në mbarëbotën. Modeli i qytetit Smart dhe makinat e luksit Maybach prodhohen gjithashtu nga Daimler AG.

Modelet e tanishme të Mercedes-Benz janë:

  • A-Class – makinë e lehtë
    Mercedes-Benz A-Class (W177)
  • B-Class – makinë shumë përdorimëshe (MPV)
    Mercedes-Benz B-Class (W247)
  • C-ClassSaloon, Estate
    Mercedes-Benz C-Class (W206)
  • CLE-Class – Coupé Luksi
  • CLA-Class – Coupé me 4-Dyer
  • CLS-Class – Coupé me 4-Dyer
  • E-Class – Saloon, Estate, Coupé dhe Cabriolet
    Mercedes-Benz E-Class (W213)
  • EQA-Class
  • EQB-Class
  • EQC-Class
  • EQE-Class
  • EQE SUV-Class
  • EQS-Class
  • EQS SUV-Class
  • EQT-Class
  • EQV-Class
  • G-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz G-Class (W463)
  • GLA-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz GLA-Class (H247)
  • GLB-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz GLB-Class (X247)
  • GLC-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz GLC-Class (X254)
  • GLE-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz GLE-Class (W167)
  • GLS-Class – Makinë sportive luksi shumëpërdorimëshe (SUV)
    Mercedes-Benz GLS-Class (X167)
  • S-Class – Sedan Luksi
    Mercedes-Benz S-Class (W223)
  • SL-Class – Roadster
    Mercedes-Benz SL-Class (R232)
  • SLK-Class – Roadster
  • SLS AMG – Coupé dhe Roadster
  • V-Class – makinë shumë përdorimëshe (MPV)
  • Citan – makinë shumë përdorimëshe Mini
Mercedes-Benz Actros në autostradën A28, Gjermani

Mercedes-Benz Trucks është tashmë pjesë e nënndarjes Daimler Trucks, dhe përfshin disa kompani që përfshiheshin në shkrirjen me DaimlerChrysler. Gottlieb Daimler shiti kamionin e parë në botë në vitin 1886.[25]

Disa nga kamionët e Mercedes-Benz
Unimog, një mjet shumëpërdorimësh i famshëm i Mercedes-Benz
Mercedes-Benz Zetros si borëpastruese
Mercedes-Benz Zetros 2733 në Ekspozitën Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes 2012

Mercedes-Benz prodhon një gamë të gjerë autobusësh, kryesisht për Europën dhe Azinë. Modeli i parë u prodhua nga Karl Benz në vitin 1895.

Mercedes-Benz prodhon shumë lloje furgonash duke përfshirë Mercedes-Benz V-Class, Mercedes-Benz Sprinter dhe Mercedes-Benz Vario. Në 2012 u shfaq edhe Mercedes-Benz Citan, një rival i Renault Kangoo.

Fabrika e parë që u ndërtua jashtë Gjermanisë pas luftës së dytë botërore ishte në Argjentinë. Në fillim ndërtoheshin kamiona, shumë prej tyre modifikoheshin privatisht në autobusë, të emëruara në mënyrë popullore Colectivo. Sot, ajo ndërton autobusë, kamiona dhe furgona Sprinter.

Furgonat e Mercedes-Benz
Mercedes-Benz Sprinter
Mercedes-Benz V-Class

Modelet më të famshme të prodhuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emërimi i modeleve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në vitin 1994, Mercedes-Benz përdorte një sistem alfanumerik për emërimin e makinave, e konsistuar në një skuencë numerike të barabartë me cilindratën e motorit në litra e shumëzuar me 100, e ndjekur nga një shkronjë që tregon silin e trupit të makinës dhe tipin e motorrit.

  • "C" tregon një makinë coupe ose një makinë me çatitë hapur.
  • "D" tegon se makina është e paisur me motorr me naftë.
  • "E" (për "Einspritzung") tegon se makina është e paisur me motorr me benzinë. Në shumicën e rasteve (bën përjashtim limuzina 600), edhe nëse është "E" ose "D", makina është e paisur me motorr me benzinë me karburator.
  • "G" tregon fuoristradën Geländewagen.
  • "K" u përdor në vitet 1930, tregon motorr të paisur me superçarxher ("Kompressor"). Përjashtim bën SSK, ku K tregon "Kurz" (distancë e shkurtër ndërmjet gomave të parme me ato të prapme).
  • "L" tregon "Leicht" (e lehtë) për modelet sportive, dhe "Lang" (distancë e madhe ndërmjet gomave të parme me ato të prapme) për veturat.
  • "R" tregon "Rennen" (garim), përdoret për makinat e garave (për shembull, 300SLR).
  • "S" Sonderklasse "Klasi special" për modelet e veçanta.
  • "T" tregon "Touring", versionet portobagazh të gjata.

Disa modele në vitet 1950 gjithashtu kishin shkronja të vogla (b, c, dhe d) për të treguar versionin e tapicerisë dhe trupit. Për modelet e tiera, pjesa numerike nuk shkon me madhësinë e motorrit. Kjo u bë që të tregohej pozicioni i modelit i pavarur nga cilindrata apo çmimi. Për këto mjete, cilindrata reale tregohet si prapashtesë pas modelit. Përjashtim bënte 190-class me treguesin numerik "190" për të treguar nivelin e hyrjes në model bashkë me cilindratën nga e djathta (190E 2.3 për 2.3-litra 4-cilindra benzinë, 190D 2.5 për 2.5-litra 5-cilindra me naftë, e kështu me rradhë). Disa modele të vjetra (si SS dhe SSK) nuk kishin numër fare në emërimin e tyre.

Në vitin 1994, Mercedes-Benz rishikoi sistemin e emërimit. Modelet u ndanë në "klasa" të treguara me një kombinim prej maksimumi 3 shkronja (shiko "Modelet e sotshme" më lart), e ndjekur nga tre numra (ose dy numra për modelet AMG, me cilindratën e saktë në litra e shumëzuar me 10) të lidhura me cilindratën si më parë. Variantet e të njëjtit model nuk jepen shkronja në fund për të cilësuar llojin e karburantit. Supermakinat SLR dhe SLS nuk mbajnë numër.

Sot, shumë treguesa me numara nuk tregojnë cilindratën reale por performancën relative dhe pozicionin e marketingut. Pavarësisht motorrit të saj 2 litërsh, motorri i A45 AMG prodhon më shumë se 375 kuaj fuqi kështu që treguesi është më i lartë për të treguar performancën më të lartë. Një tjetër shembull është E250 CGI duke pasur një performancë më të lartë se E200 CGI duke pasur modifikime të ndryshme në motorr pasi ato kanë të dyja motorr 1.8-litërsh. Nga perspektiva e marketingut, E200 duket "nivel më i lartë" se E180. Modelet e fundit AMG përdorin treguesin "63" (në nder të motorrit të vitit 1960 6.3-litërsh M100) pëavarësisht se mund të jetë me motor 6.2-litërsh (M156) ose 5.5-litërsh (M157).

Disa modele kanë treguesë të veçanë që tregojnë karakteristikat e tyre:

  • "4MATIC" tregon se makina ka 4 rrota aktive.
  • "BlueTEC" tregon një makinë me naftë që ka sistem pastrimi të NOx.
  • "BlueEFFICIENCY" tregon karakteristika të veçanta kursimi (injeksion të drejtpërdrejtë, sistem start-stop, modifikime aerodinamike, etj.)
  • "CGI" (Charged Gasoline Injection) tregon motorr me injeksion të drejtpërdrejtë benzine.
  • "CDI" (Common-rail Direct Injection) tregon motorr me injeksion të drejtpërdrejtë nafte.
  • "Hybrid" tregon një makinë hibride elektrike e paisur me motorr me naftë ose me benzinë.
  • "NGT" tregon motorr me gaz natyror.
  • "Kompressor" tregon motorr me superçarxher.
  • "Turbo" tregon motorr me turbo, përdorur vetëm për klaset A, B,E dhe GLK.

Të gjitha stemat e modeleve mund të hiqen me kërkesën e klientit.

Mercedes-Benz ka zhvilluar makina koncept të ndryshme me shtytje alternative, si hibride-elektrike, plotësisht elektrike, dhe me qeliza hidrogjeni. Në vitin 2007 në Frankfurt motor show, Mercedes-Benz tregoi shtatë modele hibride, duke përfshrë dhe konceptin F700, makinë hibrihe-elektrike me motorr DiesOtto.[26][27] Në vitin 2009, Mercedes-Benz shfaqi tre makina koncept BlueZERO në panairin North American International Auto Show. Çdo makinë kishte motor të ndryshëm - bateri-elektrike, qeliza karburanti-elektrike, dhe benzinë-elektrike hibride.[28][29] Në të njëjtin vit, Mercedes shfaqi edhe konceptin Vision S500 PHEV me 31 km rreze elektrike dhe me lëshim gazi CO2 74 gramë/km në New European Driving Cycle.[30]

Që prej vitit 2002, Mercedes-Benz ka zhvilluar makinën me qelizë karburanti F-Cell. Versioni i tanishëm, i bazuar tek B-Class, ka një rreze prej 400 km dhe jepet me qera, prodhimi pritet të filloje në 2014. Mercedes ka lajmëruar se SLS AMG E-Cell, një version plotësisht elektrik të makinës sportive SLS, fillon prodhimin në 2013.[31] Mercedes-Benz S400 BlueHYBRID[32] u prezantua në vitin 2009, dhe është makina e parë e prodhuar me bateri me jone litiumi.[33][34][35] Në vitin 2010, filloi prodhimi i furgonit plotësisht elektrik Vito E-Cell. Mercedes pret të prodhojë 100 makina deri në fund të vitit 2010 dhe 2000 të tjera deri në 2011.[36]

Një DMG Mercedes Simplex 1906 në Deutsches Museum
1957 Mercedes-Benz 300Sc Cabriolet
1959 Mercedes-Benz W120 Modeli 180

Të dy kompanitë që formuan markën Mercedes-Benz në vitin 1926 të dyja kishin pasur sukses me garat me makina përgjatë historisë së tyre para bashkimit. Një Benz i vetëm konkuroi në garën e parë në botë, gara ParisRouen në vitin 1894, ku Émile Roger përfundoi i 14-ti në 10 orë e 1 minutë. Përgjatë historisë së saj të gjatë, kompania është përfshirë në disa aktivitete sportive, duke përfshrë gara me makina sportive dhe garat Rally. Në disa raste Mercedes-Benz është tërhequr plotësisht nga garat për një kohë të gjatë, në find të viteve 1930, dhe pas katastrofës së Le Mans në vitin 1955, ku një Mercedes-Benz 300 SLR u përplas me një makinë tjetër dhe vrau më shumë se 80 spektatorë. Stirling Moss dhe bashkë-piloti Denis Jenkinson bënë historinë duke fituar garën e vitit 1955 Mille Miglia në Itali me një shpejtësi mesatare rekord 158 km/h me një Mercedes-Benz 300 SLR.[37]

Megjithëse ka pasur aktivitet ndërmjet viteve, por pas vitit 1987 Mercedes-Benz iu rikthye konkurencës seriozisht, duke u rikthyer në Le Mans, Deutsche Tourenwagen Meisterschaft (DTM), dhe Formula 1 me Sauber. Në vitin 1990 Mercedes-Benz bleu prodhuesin Britanik të motorrave Ilmor (sot Mercedes-Benz High Performance Engines), dhe kompeticionin e IndyCars nën rregullat e USAC/CART, dhe duke fituar kampionatet 1994 Indianapolis 500 dhe 1994 CART IndyCar World Series me Al Unser, Jr. në timon. Në vitet 1990 gjithashtu u pa rikthimi i Mercedes-Benz në garat GT, me Mercedes-Benz CLK GTR e cila dominoi klasin GT1 të FIA-s.

Mercedes-Benz është momentalisht aktive në tre lloje sportesh, Formula 3, DTM dhe Formula Një.

Mercedes-Benz mori pjesë në kampionatet botërore në vitet 1954 dhe 1955, por megjithëse pati sukses me dy tituj kampionati me Juan-Manuel Fangio,[38] kompania e la sportin pas dy sezonesh. Ai konsiderohet nga shumë si piloti më i mirë në historinë e F1.[39]

Mercedes-Benz u rikthye si furnizuese motorrash në vitin 1990 dhe zotëroi pjesërisht Team McLaren për disa vjet, të cilës i janë furnizuar motorra nga Ilmor[40] që prej vitit 1995. Ky partneritet solli sukses, duke përfshirë titull për pilotë me Mika Häkkinen në 1998 dhe 1999, dhe për Lewis Hamilton në 2008, po ashtu edhe titullin për konstruktorë në 1998. Bashkëpunimi me McLaren u zgjerua edhe me prodhimin e makinave të rrugës si Mercedes-Benz SLR McLaren.

Në vitin 2007, McLaren-Mercedes u gjobit me 100 milionë dollarë për vjedhjen e të dhënave të fshehta teknike të Ferrarit.[41]

Në vitin 2009, skuadra e re e Ross Brawn, Brawn GP përdori motorrat Mercedes për të fituar titullin e konstruktorit, dhe që Jenson Button të bëhej kampion për pilotë. Në fund të sezonit, Mercedes-Benz i shiti 40% të aksioneve të McLaren tek McLaren Group dhe bleu 70% të Brawn GP bashkë me konsorciumi investimesh nga Abu Dabi. Brawn GP u riemërua Mercedes GP për sezonin 2010 dhe nga ky sezon kjo është skuadra që punon vetëm për Mercedes-Benz.

Shumë kompani janë bërë modifikuese të Mercedes Benz, në mënyrë që ti rrisin performancën ose luksin një modeli të caktuar.

AMG është modifikuesja e zotëruar nga Mercedes-Benz, e specializuar rë rritjen e performancës së makinave Mercedes-Benz. Motorrat AMG ndërtohen të gjitha me dorë,[42] dhe çdo motorri të përfunduar i vihet një etiketë (stemë) me firmën e inxhinierit që e ka ndërtuar. AMG zotërohet plotësisht nga Mercedes-Benz që prej vitit 1999.[43] SLS AMG e vitit 2009, një rimishërim i 300SL Gullwing, është makina e parë e krijuar plotësisht nga AMG.

Gjithashtu ka edhe shumë modifikes të tjerë të pavarur si: Brabus, Carlsson, Kleemann dhe Renntech.

Muzeu Mercedes-Benz

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzeu Mercedes-Benz në Stuttgart-Bad Cannstatt tregon automjetet historike e Mercedes-Benz nga makina e parë në botë, pastaj "shigjetat e argjenta" legjendare e deri ne kete kohe. Që nga viti 2006 ajo është vendosur në një ndërtesë t�� re, moderne. Së bashku me Mercedes-Benz-Niederlassung Stuttgarti është Muzeu i botes se Mercedes-Benz.

  1. ^ a b "Mercedes-Benz History" (në anglisht). Edmunds.com. Marrë më 26 shtator 2010.
  2. ^ "Daimler AG Investor Relations" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2011. Marrë më 12 qershor 2013.
  3. ^ "Behind the Scenes: Mercedez-Benz AMG" (në anglisht). Motortrend.com. 26 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2010. Marrë më 26 shtator 2010.
  4. ^ "Mercedes-AMG: unique, top-quality model line-up is popular worldwide" (në anglisht). Media.daimler.com. 10 prill 2000. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2010. Marrë më 12 mars 2011.
  5. ^ "The history of Mercedes-AMG GmbH" (në anglisht). Media.daimler.com. 20 dhjetor 2000. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2010. Marrë më 26 shtator 2010.
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 12 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ Martin, Norman (1999). "Going, Going, Graz". Automotive Industries. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012. Marrë më 12 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Informações Corporativas: DaimlerChrysler no Brasil" [Informacioni i Korporatës: DaimlerChrysler në Brazil]. DaimlerChrysler. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2009. Marrë më 12 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Valmet Automotive to manufacture the new Mercedes Benz A-Class in Finland". Valmet Automotive press release. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2013. Marrë më 24 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Mercedes Attacks BMW From Hungary With New Facility". Washington Post. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2013. Marrë më 29 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Daimler plans 79 million mercedes-benz plant expansion". Bloomburg. Marrë më 27 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Mercedes-Benz Indonesia – Passenger Cars homepage". Mercedes-benz.co.id. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Daimler to sever links with Iran". BBC News. 14 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "DaimlerChrysler Malaysia". Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2008. Marrë më 12 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Anambra Motor Manufacturing Company Ltd". Anammco.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "South Africa's automotive industry". SouthAfrica.info. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2010. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Thonburi Group:Serving the Thai market for more than six decades". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2009. Marrë më 15 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Mercedes-Benz Türk A.Ş
  19. ^ "MBUSI Products/Models". Mbusi.com. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2010. Marrë më 26 shtator 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Baldwin, Nick (1981), The Observer's Book of Commercial Vehicles (#40), London: Frederick Warne, fq. 119, ISBN 0-7232-1619-3 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Mercedes-Benz Vietnam Company Overview". mercedes-benz.com.vn. Daimler AG. 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2010. Marrë më 12 qershor 2013. Established in 1995...Mercedes-Benz Vietnam....supplies both passenger cars and commercial vehicles to the market. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Business Week, November 2006". BusinessWeek (në anglisht). Marrë më 26 shtator 2010.
  23. ^ "J. D. Power and Associates Reports: Ford Motor Company Captures Most Awards in 2007 Initial Quality Study" (në anglisht). Jdpower.com. 6 qershor 2007. Marrë më 26 shtator 2010.
  24. ^ "2008 Initial Quality Study | J. D. Power and Associates" (në anglisht). Jdpower.com. 4 qershor 2008. Marrë më 26 shtator 2010.
  25. ^ "Daimler AG press release" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2011. Marrë më 12 qershor 2013.
  26. ^ "Mercedes vehicles at the 2007 Frankfurt show" (në anglisht). Emercedesbenz.com. 6 shtator 2007. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2010. Marrë më 26 shtator 2010.
  27. ^ "A hybrid drives Mercedes concept" (në anglisht). .lexisnexis.com. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2011. Marrë më 26 shtator 2010.
  28. ^ "Mercedes-Benz Concept BlueZERO: Modular Drive Concept for Electric Vehicles | Daimler > Technology & Innovation > News" (në anglisht). Daimler AG. 15 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2009. Marrë më 26 prill 2009.
  29. ^ "Mercedes-Benz BlueZero Concept (2009) with pictures and wallpapers" (në anglisht). NetCarShow.com. Marrë më 26 prill 2009.
  30. ^ "The Ultimate Posting on Plug-In Hybrid Developments: Clip & Save" (në anglisht). Calcars.org. Marrë më 17 dhjetor 2009.
  31. ^ "Mercedes-Benz SLS AMG E-Cell-Prototype Drive" (në anglisht). Car and Driver. Marrë më 25 gusht 2011.
  32. ^ "Mercedes-Benz S 400 BlueHYBRID: CO2 Champion in the Luxury Class with Efficient Hybrid Drive System and Lithium-Ion Technology | Daimler > Brands & Products > News" (në anglisht). Daimler AG. 17 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2009. Marrë më 26 prill 2009.
  33. ^ Abuelsamid, Sam (29 shkurt 2008). "Mercedes-Benz S400 BlueHybrid, first production lithium ion hybrid" (në anglisht). AutoBlogGreen.com. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2009. Marrë më 26 prill 2009.
  34. ^ "Mercedes enters the hybrid game – the S400 BlueHybrid" (në anglisht). AutoUnleashed.com. Marrë më 26 prill 2009.
  35. ^ "2007 IAA Report – S-Class hybrid" (në anglisht). Caranddriver.com. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2007. Marrë më 26 shtator 2010.
  36. ^ Abuelsamid, Sam (30 korrik 2010). "Mercedes-Benz introduces new Vito E-Cell van – Autoblog Green" (në anglisht). Green.autoblog.com. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2010. Marrë më 26 shtator 2010.
  37. ^ "Telegraph 23 December 2008". The Daily Telegraph (në anglisht). UK. 23 dhjetor 2008. Marrë më 12 mars 2011.
  38. ^ "The official Formula 1 website" (në anglisht). Formula1.com. 24 qershor 1911. Marrë më 26 prill 2009.
  39. ^ "Enciclopedia Britannica" (në anglisht). Britannica.com. Marrë më 26 shtator 2010.
  40. ^ "Ilmor: Bowmen of the Silver Arrows" (në anglisht). Atlasf1.autosport.com. Marrë më 26 prill 2009.
  41. ^ "FIA: $100M fine handed to Mercedes" (në anglisht). FIA. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2009. Marrë më 26 prill 2009.
  42. ^ "Mercedes-Benz Ireland – New cars – AMG" (në anglisht). Mercedes-benz.ie. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2010. Marrë më 26 shtator 2010.
  43. ^ "History of AMG" (në anglisht). Pistonheads.com. 18 tetor 2002. Marrë më 26 shtator 2010.